Në kohën kur shumë institucione në vend janë mbyllur për shkak të situatës së virusit Covid-19, organet e vettingut vazhdojnë seancat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Siç ishte njoftuar gjatë ditës doli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kryetarja e Gjykatës së Kavajës Entela Shedula, ku siç raporton gazetarja Anila Hoxha masat e ndërmarra për të ruajtur distancën mes kujtdo që synon të ndjekë seancat e vettingut ishin të dukshme.

Në sallën ku mbahen seancat, administrata kishte vendosur në distancë një metër nga njëra-tjetra karriget nga ku publiku ndjek procesin e vettingut. Ndërkohë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë kanë njoftuar pezullimin e proceseve dhe mbylljen e gjykatave për dy javët e ardhshme

FOTO GALERI
1/7

Top Channel