22/11 22:00
Bota po përballet me një ‘armik’ të panjohur. Koronavirus vazhdon të përhapet në botë, ndërsa në Kinë është ulur ndjeshëm numri i vdekjeve dhe rasteve të reja.
Referuar mediave të huaja, Kina, aty ku edhe shpërtheu koronavirusi është vendi me numrin më të madh të të infektuarve, me plot 80.956 raste. Itali është e dyta pas Kinës. Vendi fqinj numëron 10.149 raste të prekur me koronavirus.
Në vendin e tretë është Irani me 8042 raste, e ndjekur nga Korea e Jugut me 7755 raste. Më poshtë në rënditje vijojnë Franca me 1784 raste, Spanja me 1695 raste, Gjermania 1565 raste. Shtetet e Bashkuara të Amerikës rënditen në vendin e 7 me 1025 raste.
Tabela mbyllet me Japoninë me 581 raste dhe Zvicrën me 491 raste.
Top Channel