Frika nga Coronovirusi po prke me shpejtësi të gjithë botën e futbollit. Federata Gjermane e futbollit ka njoftuar se miqësorja mes Gjermanisë dhe Italisë, e programuar për t’u zhvilluar më 31 mars në Nuremberg do të luhet pa praninë e tifozëve.
Në fakt, ishte një vendin i pritshëm me atë që po ndodh me shumë vende europiane, nga Italia, Spanja e Franca, pa harruar edhe Shqipërisë, që kanë ndërprerë ose vendosur t’i luajnë pa tifozë ndeshjet e futbollit, si masa parandaluese për përhapjen e Coronavirusit.
Nëse situata nuk përmirësohet në javët në vazhdim, vihet në rrezik serioz edhe zhvillimi i Europianit gjatë verës (do të luhet në 12 vende të ndryshme të Europës) dhe nuk do të ishte çudi nëse do të shtyhej për një vit.
Top Channel