Durrës/ Viktima e parë nga koronavirusi, mjekët tentuan të transportojnë me ambulancë të moshuarën

11/03/2020 12:54

Durrës -Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë  nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.

Ndërkohë Top Channel ka siguruar edhe një video ku mjekët tentojnë ta transportojnë me ambulancë drejt Tiranës por më pas e rikthejnë në spitalin e Durrësit për shkak se gjendja e të moshuarës rëndohet.

Top Channel