Ditën e sotme është gjetur në det trupi i Ardian Mërkurit, i cili u mbyt ditë më parë në Durrës.

Paraditen e 1 marsit, të apasionuar pas peshkimit, Ardian Mërkuri së bashku me mikun e tij Ilir Bardheti, dolën në det me një mjet lundrues me pedale në zonën e Currilave, por rreth mesditës mjeti i tyre u përmbys nga dallgët.

Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të familjarëve,  që panë skenën nga bregu u arrit të shpëtohet vetëm Ilir Bardheti. Që nga ajo ditë u organizuan  operacione të kërkim-shpëtimit në det e në tokë nga forcat dhe mjetet e policisë kufitare, si dhe polumbarët e RENEA-s, po pa mundur ta gjejnë 52-vjeçarin, trupi i të cilit u gjet sot në det.

 

Top Channel