Brenda marsit do të jetë i disponueshëm një test i ri molekular për identifikimin e shpejtë të koronavirusit të ri.

Ai është prodhuar nga DiaSorin, një kompani shumëkombëshe që operon në segmente të imunodiagnostikës dhe diagnostikimit molekulat dhe që ka njoftuar se ka përfunduar studimet e nevojshme për lancimin. Testi mundëson marrjen e rezultateve në vetëm 60 minuta, krahasuar me 5-7 orë që janë të nevojshme me metodologji të reja.

Testi do të hidhet në treg në Evropë dhe do të prezantohet pranë administratës amerikane për ushqimin dhe administrimin e ilaçeve që duhet të japë autorizimin brenda fundit të marsit. Testi ndjek protokollin e rekomanduar nga OBSH, që synon të analizojë rajone të ndryshme të gjenomës virale për të reduktuar në minimum pasojat e mutacioneve të mundshme në të ardhmen. Përveç koronavirusit, ky test mund të diagnostikojë edhe gripet sezonale si edhe një seri infeksionesh virale dhe bakteriale të tjera.

Top Channel