“Shtëpia e pushimeve” është gati për karantinën/ Rama thirrje qytetarëve: Koha për të luftuar të gjithë së bashku

10/03/2020 16:24

Në mbledhjen e qeverisë në lidhje me masat që do të merren ndaj koronavirusit në vendin tonë, kryeministri i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë këshillat në dukje krejt elementare po krejt thelbësore, ato të higjienës personale.

Në fjalën e tij kryeministri shton se “shtëpia e pushimeve” është gati për karantinën dhe vazhdon tju bëjë thirrje qytetarëve që të gjithë së bashku të dimë të përballojmë këtë situatë, duke e thënë vazhdimisht se nuk ka nevojë për shumë task-forcë!

Fjala e kryeministrit:

“Këtu jemi një komunitet njerëzor i kërcënuar nga një virus, jemi familjar. Këtu jemi individ që kemi të dashurit tanë. Duhet të jetë një nivel komunikimi, por jo një zgjatim një bisht, një degëzim i helmatisur, i luftës të përditshme i politikës.

Këto janë maskat që janë shpërndarë (mban në dorë maskë) për të gjithë personelin shëndetësor. Këto kanë ardhur në Shqipëri nga një fondacion “Bijtë e Shqipërisë”, nga Kanadaja. Këto janë maska që përdoren gjerësisht pas datës së tyre të skadencës jashtë sallave kirurgjikale. Të thuash që këto janë të rrezikshme do të thotë që do të hapësh panik. Kjo është koha për të luftuar të gjithë së bashku.

Ne bashkë me të gjithë botë ju themi të gjithë familjarëve të mos afrohen sepse nëpërmjet një kontakti të marri koronavirus.

“Shtëpia e pushimeve” është gati për karantinën. Ejani dhe njihuni me skenaret tona në këtë situatë. Ejani dhe të gjithë së bashku ta përballojmë situatën, nuk ka nevojë për shumë task-forcë. Helmohet mendja e miliona njerëzve kur thua janë shpërndarë maska të dëmshme”, shprehet Rama.

Top Channel