Serbia ka mbyllur kufijtë për udhëtarët nga vendet më të prekura nga koronavirusi, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Ndalimi i përkohshëm vlen për personat që mbërrijnë nga Italia, provinca të caktuara në Kinë, Koreja e Jugut, Irani dhe Zvicra, njoftoi sot qeveria serbe.

Punëtorëve të mjekësisë gjithashtu u është ndaluar të udhëtojnë në zonat e prekura nga virusi.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa do të zgjasin masat. Në Serbi deri më tash katër persona janë prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA