“Play off” për titullin/ Për Serie A studiohen 4 hipoteza

10/03/2020 18:48

Emergjenca e shkaktuar nga koronavirusi në mbarë botën ka kushtëzuar pashmangshmërisht edhe sportin, dhe në serinë A, situata është bërë kaotike.

Për sezonin aktual në futbollin italian janë aktualisht 4 hipoteza për të përfunduar atë çka ka mbetur.
Drejtuesit e federatës dhe Ligës u mblodhën përmes një video konference për të diskutuar fatet e futbollit, me shpresën se pas 3 Prillit kur do të përfundojë dhe gjendja aktuale e emergjencës, do të rikuperohen ndeshjet. Por nëse koronavirusi do vazhdojë të mbajë peng Italinë, ashtu si pjesën tjetër të botës, mund të vendoset titulli përmes një formule me ‘play off’. 4 skuadrat e para do të luanin kështu me njëra tjetrën për të vendosur fituesin.

Një tjetër hipotezë është dhe mosdhënia e titullit kampion të Italisë, dhe marrja e vendimit nga UEFA për ekipet e kualifikuar në Kupa. Gjithashtu po diskutohet dhe një mundësi ‘play out’ për të vendosur ekipet që do të bien në serinë B.

Diskutimi mbi sezonin aktual në futbollin italian, do të varet shumë dhe nga vendimi i UEFA-s mbi Europianin 2020, dhe një spostim i turneut këtë verë për zhvillimin vitin e ardhshëm, do të ndryshonte skenarët jo vetëm për serinë A, por edhe kampionatet kryesore kontinentale.

Top Channel