Foto/ Kina vendos në përdorim “mjekët robotë” për të trajtuar koronavirusin

10/03/2020 08:17

Koronavirusi ka alarmuar të gjithë botën. Edhe pse Kina është “njohur” me epideminë vdekjeprurëse që fundin e tetorit e vitit që lamë pas, në vendin tonë vetëm 6 rastet e para janë konfirmuar.

Ndërkaq, për të parandaluar virusin famëkeq, Kina ka marrë një mori masash, duke filluar nga dezinfektimi i rrugëve, objekteve, parave, si edhe masat e marra nga autoritetet për ndërtimin e spitaleve dhe zonave karantinore në kohë rekord. Ndërkohë Kina së fundmi ka hapur spitalin e saj të parë “inteligjent”.

Në këtë spital janë vendosur në dispozicion të pacientëve robotë 5 G, të cilët ofrojnë kujdes shëndetësorë për ta gjatë gjithë ditës. Roboti i parë u linçua në spitalin “Wuchang” në Wuhan ( kujtojmë që Wuhan është konsideruar dhe si vendi i origjinës i koronavirusit të ri). Rrjeti i i instaluar 5G në programacionin e robotit, grumbullojnë në mënyrë automatike, statistika dhe përditësime të gjendjes shëndetësore të pacientëve edhe nëse ndodhen në një distancë të largët.

Kjo risi teknologjike, është parë me sy të mirë dhe nga vetë mjekët, të cilëve si rezultat i zvogëlohet ngarkesa e punës, por gjithashtu ulet ndjeshëm mundësia e infektimit të tyre nga virusi.

Sakaq, kujtojmë që deri më tani më shumë se 3,000 mijë punonjës mjekësorë në Wuhan kanë rezultuar të infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse, shkruajnë mediat e huaja. Kujtojmë që deri më tani 4,003 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 114,000 mijë të tjerë janë konfirmuar të infektuar në të gjithë botën.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel