Blogerja italiane dhe i shoqi mbledhin brenda ditës 3 milionë euro për luftën kundër koronavirusit

10/03/2020 18:19

“Faleminderit të gjithëve, bashkë jemi të pamposhtur”, me këto fjalë i është drejtuar blogerja e famshme Chiara Ferragni ndjekësve të shumtë të saj që i janë bashkuar fushatës për mbledhjen e fondeve, të cilat do t`i shkojnë më pas njësisë së terapisë intensive në spitalin San Raffaele të Milanos, ku stafi po lufton pa reshtur kundër epidemisë së koronavirusit.

Brenda më pak se 24 orëve nga apeli i Chiarës, u mblodhën gati 3 milionë euro. Donacionet dhe thirrjet për kontribute në Itali vijnë nga Vip-a të ndryshëm, artistë e futbollistë: Alessia Marcuzzi, Francesco Facchinetti, Paulo Dybala, Emma, Arisa, Alessandra Amoroso e mjaft të tjerë.

Të gjithë kanë postuar në profilet e veta apele që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi e brenda mundësive, të dhurojnë para për spitalet. Në shumë raste, kërkesat e tyre kanë marrë përgjigje. Fedez, i shoqi i blogeres, tregoi rastin e një futbollisti Italian i cili ka preferuar të qëndrojë anonim, por ka bërë një donacion të rëndësishëm. “ Në këtë fazë vërtet delikate nga pikëpamja sociale e sanitare, edhe ne mund të bëjmë diçka. Mjekë e shkencëtarë po bëjnë një punë shumë të rëndësishme dhe ne duam vërtet që t`I ndihmojmë në mënyrë konkrete”, këmbëngulin Fedeze dhe Chiara Ferragni, të cilët i ftojnë të gjithë të japin kontributin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA