18 tetorin e 2019-tës, Johns Hopkins Center for Health Security, World Economic Forum, dhe fondacioni Bill & Melinda Gates Foundation u bënë nismëtarë të simulimit të një pandemie globale.
15 liderë global biznesi, qeverish e krerë të shëndetit publik, ishin pjesëmarrjes të simulimit që nxirrte në pah çështje ekonomike e politike të cilat do të kërkonin vullnet politik, investime financiare dhe vëmendje urgjente në rastin e një skenari të tillë. Simulimi u quajt “Event 201”.
“Këto vitet e fundit bota ka parë të vijnë në rritje evente epidemike, të cilat prekin shëndetin, ekonominë dhe shoqërinë. Ekspertët pajtohen me idenë se është vetëm çështje kohe përpara se njëri prej tyre të kthehet në një pandemik globale me pasoja potencialisht katastrofike”, thuhej asokohe në komentin shpjegues të objektivave të simulimit.
Nëntorin e një viti më vonë, një koronavirus i nisur nga Wuhani i Kinës do të gjunjëzonte botën, dhe tani nisma e përpara një viti ngjason më shumë me një profeci! Mbi 3.800 persona kanë ndërruar deri më tani jetë nga kjo sëmundje nëpër botë, e 110,000 janë infektuar. Sëmundja shfaqet me temperaturë, kollë të thatë e probleme me frymëmarrje, ndërsa nuk ka një mjekim specifik për të.
Top Channel