Në kuadër të kërkimeve për vaksinën kundër koronavirusit vrasës, studiuesit britanikë të qendrës Queen Mary BioEnterprises në Londër po rekrutojnë 24 njerëz që do të paguhen 3500 paundë për t’u infektuar me koronavirusin e ri.
Ata do të injektohen me dy tipe më të dobëta të virusit, i cili tashmë ka vrarë të paktën 3800 njerëz në të gjithë botën.
Injeksioni i krijuar nga kompania Hvivo do të testohet te pacientët të cilët më pas do të vendosen në karantinë dy-javore për të parë masën e suksesit.
Rreth 35 vaksina të tjera janë duke u zhvbilluar dhe qeveria britanike ka premtuar 46 milionë paundë për fushtën e luftës kundër epidemisë.
Hvivo njoftoi planet pas vdekjes së tretë në Britani e një burri në të 60-at, e supozuar nga COVID-19. Kryeministri britanik Boris Johnson i ka bërë thirrje ministrave të mbajnë një takim emergjence kësaj jave për reagimin.
Top Channel