Një vajzë ka pësuar një sulm të rëndë nga qeni i saj teksa kirurgët u detyruan t’i rivendosnin hundën dhe buzët.

Rebecca Oelker mori dy qentë e saj Maverick e Apollo, për t’i nxjerrë shëtitje në atë që dukej një mëngjes normal janari. Por papritur ajo vuri re se Maverick po vepronte çuditshëm, nuk e dëgjonte atë dhe nisi të hungërinte.

24-vjeçarja që punon për policinë ushtarake ameriakne e kapi nga qaforja duke e nxitur të ulej por ai u kthye ndaj saj dhe e sulmoi me të gjithë egërsinë.

“Ai më kafshoi duart, krahët dhe arriti të më rrëzojë, kur dhe me kafshoi në fytyrë duke më shaktërruar buzën e sipërme dhe shumicën e hundës. M’u sul tre ose katër herë, dhe mendova se do të vdisja,” thotë ajo.

Rebeça thotë se ishte mbyllur në banjë kur erdhi ndihma mjekësore.
“Isha në spital për një javë. Fytyra ishte enjtur e gjitha dhe kisha dëmtime nervash në duar e krahë”.

Kirurgët duhet të bënin më shumë se 100 qepje për të ngjitur përsëri buzët dhe hundën e saj dhe kirurgët i kanë thënë se fytyra do të përmirësohet.
“Ka qenë një proces i ngadaltë dhe jam përpjekur të kthehem në normalitet. Tashmë ndjehem mirë dhe e kuptoj se ashtu si njerëz të tjerë që janë sulmuar kjo eksperiencë të bën të shikosh një aspekt tjetër të gjërave.”
Ajo thotë se ka vendosur të flasë pasi dhe të mbijetuar të tjerë nga sulme të qenit ndjehen të izoluar prej plagëve të tyre.
Qeni sulmues Maverick u eliminua dhe Rebecca e do shumë qenin tjetër Apollo.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA