Interi merr vendimin e papritur, tërheq ekipin nga gara Europiane

09/03/2020 19:59

Interi merr një vendim drastik për shkak të frikës nga koronavirusi. Klubi zikaltër ka tërhequr ekipin Primavera nga Champions League e të rinjëve ose siç quhet ndryshe Youth League.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, bëhet me dije se zikaltërit nuk do të marrin pjesë në ndeshjen ndaj francezëve të Rennes, sfidë kjo e vlefshme për 1/8-at e Championsit për të rinj që ishte në program për t’u luajtur këtë mesjavë në Firence. Edhe pse Interi tashmë rrezikon humbjen 0-3 në tavolinë, nuk do t’ia dijë dhe ka marrë këtë vendim për të mbrojtur shëndetin e futbollistëve të tij.

Veç kësaj, zikaltërit kanë lajmëruar ndërprerjen e aktivitetit në sektorin e të rinjve, pra duke mos marrë pjesë në asnjë aktivitet.

Top Channel