Gazetarja e Top Channel Kristit Gongo ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Spitali Infektiv, i cili është kthyer në karantinë.

Në atë moment ka shkuar një pacient në ambulancë, për të cilin nuk ka akoma informacion.

Por që dyshohet se mund të ketë simptomat e Koronavirusit. Gjithsesi deri në përfundim të rezultateve të analizave nuk ka asgjë të sigurtë se çfarë mund të jetë.

Deri më tani kemi zyrtarisht dy persona me Koronavirus në Shqipëri.

“Mund të kemi një tjetër rast. Sapo erdhi një ambulancë me burrë të moshës së tretë. Mund të them që është rreth moshës 60 vjeç dhe nuk dihet nga cili qytet ka ardhur. Ambulanca është futur menjëherë në zonën e sigurisë, tani duhet të presim një konfirmim nga mjekët dhe autoritet”- tha gazetarja.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA