ITALI – Klubi i futbollit Novarës në Itali ka njoftuar se presidenti i tyre Mauricio Rulo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. 

Rulo kishte pasur një udhëtim në Gjermani ndërsa kur është kthyer iu nënshtruar kujdesi mjekësor në një spital në Lombardi.

Ndërkohë për zonat e “Kuqe” qeveria italiane ka vendosur që të vendos karantinë duke mos i lejuar që të lëvizën për shkak të rrezikut të lartë të përhapjes së koronavirusit. Nga dekreti i firmosur janë prekur rreth 16 milion njerëz që tashmë duhet të qëndrojnë në vetë-karantinë.

Ndërkohë në Itali koronavirusi ka shkaktuar  233 të vdekur dhe 5061 të prekur.

Top Channel