Prof Zhang Boli nga Kinai gjithashtu anëtar i Akademisë së Inxhinierisë Kineze si dhe President i Universitetit Tianjin të Mjekësisë Tradicionale Kineze pretendon se numri i të infektuarve të përditshëm në Wuhan ku shpërtheu epidemia e koronavirusit do të bjerë në zero brenda muajit mars.
Ai është një anëtar i ekipit të ekspertëve të caktuar nga Pekini për të trajtuar krizën shëndetësore të krijuar nga Koronavirusi.
Mediat e huaja duke cituar profesor Zhang, shpjegojnë se ai gjithashtu pretendon që rritja e përditshme ka të ngjarë të ndalet në pjesët e tjera të Provincës Hubei që në fillim të javës tjetër.
‘Shpresojmë që rastet e reja të kthehen në zero në Wuhan deri në fund të marsit. Duke gjykuar nga zhvillimi i përgjithshëm i epidemisë, kjo është situata. Por nuk është definitive. Ndonjëherë mund të ketë akoma ndonjë rast’. tha profesor Zhang.
Profesor Zhang më tej beson se jeta do të kthehej në normale në të gjitha provincat e tjera në Kinë deri në fund të prillit, dhe në Hubei deri në fund të majit.|
Megjithatë profesori bëri thirrje që njerëzit duhet me patjetër që të vazhdojnë të bëjnë kujdes.
“Edhe nëse rastet ditore bien në zero në të gjithë vendin, [ne] duhet t’i mbajmë zakonet e mira për të shmangur tubimet, larjen e duarve shpesh dhe veshjen e maskave të fytyrës për ca kohë”, paralajmëroi ai.
Me origjinë nga Wuhan, koronavirusi COVID-19 ka vrarë të paktën 3 mijë njerëz dhe ka infektuar më shumë se 80 mijë të tjerë, vetëm brenda Kinës.
Ndërsa jashtë Kinës, më shumë se 70 vende tani po luftojnë kundër infeksionit, me Korenë e Jugut, Italinë, Japoninë dhe Iranin ndër më të prekurit.
Në Evropë vendi më i prekur nga koronavirusi është Italia që po pëson humbje të mëdha në jetë njerëzish.
Top Channel