Partnerja e tij tërhoqi 200,000 euro nga llogaria bankare, grindja mes Valentino Rossit dhe babait të tij përfundon në gjykatë
Tre pjesëtarë të lartë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite, përfshirë edhe vëllain e mbretit, janë arrestuar për arsye të pashpjeguara. Dy prej tyre janë mes figurave më me ndikim në mbretëri.
Arrestimet vijnë ndërsa princi i kurorës Mohammed Bin Salman, po forcon pushtetin e tij. Në 2017, dhjetëra figura mbretërore saudite, ministra dhe biznesmenë u mbyllën në hotelin e riadit, Ritz Carlton, pasi princi i kurorës urdhëroi arrestimin e tyre.
Mohammed bin Salman, një figurë e shumëdiskutuar, konsiderohet sundimtari de fakto i mbretërisë pasi ai u emërua princi i kurorës nga i ati, në 2016.
Arrestimet e fundit, janë publikuar së pari nga Wall Street Journal, që tha se ato ishin ekzekutuar të premten në mëngjes. Tre të arrestuarit janë vëllai i vogël i mbretit, princi Ahmed bin Abdulaziz, ish princi i kurorës Mohamed bin Nayef dhe një kushëri mbretëror, princi Nawaf bin Nayef.
Mohamad bin Nayef, ka qenë ministër i brendshëm deri sa u shkarkua dhe u vendos në arrest shtëpie në 2017. Në rolin e tij të mëhershëm, ai konsiderohej një partner i ngushtë dhe i besueshëm nga zyrtarët amerikanë të inteligjencës.
Top Channel