Shumica qeverisëse vendosi mosbërjen e asnjë veprimi tjetër për ta ridiskutuar në parlament, dekretin e firmosur nga presidenti Ilir Meta në shesh, që ia kthen parlamentit ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët.
Në këtë mënyrë, shumica ka lënë pezull edhe hyrjen në fuqi të vetë ligjit, miratuar pak ditë më parë dhe që i hiqte nga dora e presidentit fjalën e fundit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Deri në marrjen e Opinionit përfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias”, tha Taulant Balla.
Ky veprim i shumicës, gjeti edhe miratimin e selisë diplomatike të Uashingtonit në Tiranë.
“Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet”, deklaroi Balla.
Nga tubimi pranverës kuq e zi, presidenti i përcolli një ultimatum shumicës së Edi Ramës, se nëse do ta miratonte përsëri këtë ligj, atëherë ai vetë nga foltorja e parlamentit do të adresonte shpërndarjen e kuvendit të Shqipërisë. Përballë kësaj situate, shumica bën armëpushim me presidencën duke shmangur vijimin e thellimit të konfliktit politik, në një kohë kur në Mars, në Bruksel mblidhet këshilli ministrave të BE nga ku do të diskutohet përsëri çelja e negociatave mes Shqipërisë dhe Unionit Evropian.
Top Channel