Revista “Times”, ka zgjedhur 100 “Gra të vitit”, një për të përfaqësuar çdo vit që nga 1920 e deri në 2019.
Është kjo, një mënyrë ndryshe për të festuar gruan, por edhe një ndjesë për shumë vite në të cilët kontributi i gruas është nënvlerësuar sistematikisht. Për 72 vite me radhë, kopertina më e shumëpritur e Time, quhej, “Burri i Vitit”, deri në 1999, kur revista e ndryshoi titullin duke e bërë “Personi i Vitit”.
Sidoqoftë, ende sot, tendenca vazhdon dhe pjesa më e madhe e atyre që përzgjidhen si personi i vitit, janë sërish në fakt, burra. Ndaj, për një lloj balancimi, Time nderon 100 gra tani, duke filluar që nga aktivistet e para për të drejtat e femrave e deri tek Beyonce, dhe me shumë të tjera ndërmjet.
Shfaqet në këtë kopertinë të rrallë, mbretëresha Elisabetë dhe Lady Diana, Greta Thunbergm Marylin Monroe, Madonna, Margaret Thatcher etj…Këngëtarja e bluzit, Bessie Smith, stilistja Coco Chanel dhe nivelistja Virginia Woolf po ashtu.
Edukatorja Maria Montessori, aviatorja Amelia Earhard, artistja Frida Khalo dhe këngëtarja Billie Holiday përfaqësojnë vitet 30. Por zënë vend edhe gra si Miep Gies, që fshehu ana frankun si edhe dy zonja të para me ndikim, Eva Peron dhe Eleanor Roosevelt. E këto, janë 100 prej femrave me më shumë ndikim në histori, sipas revistës Time. Njëqind vite histori, për njëqind gra, që historinë e kanë shkruar vërtetë.
Top Channel