Protestojnë banorët/ Kërkojnë terminal për udhëtarët

07/03/2020 18:49

Banorët e Gosës në Rrogozhinë kanë protestuar duke kërkuar ndërtimin e një terminali për transportin udhëtar. Protesta u organizua në rrethrrotullimin e Gosës.

Banoret kërkojnë qëndrimin e furgonave dhe autobuzëve në zonën e tyre në të kundërt u duhet të zbresin 5 km larg, në rrethrrotullimin e Çermës.

Ata kërkojnë që ndalesa të jetë një pikë e afërt përndryshe do të përshkallëzojnë protestat.

Prej një viti banorët e Gosës e kanë të pamundur të kryejnë transport për shkak se policia nuk lejon ndalimin e autobuzëve në autostradë.

Banorët akuzojnë policinë se bën ndalesa selektive të automjeteve të transportit duke ndaluar me shume mjetet e zonës sesa ata të qyteteve të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA