Murrizi imiton Metën, bën shqiponjën dhe ulet në gjunjë në mes të borës: Betohem që vitin tjetër….
07/03/2020 16:15
Deputeti I opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në Bogë.
Disa çaste të pushimit të tij ai i ka ndarë më ndjekësit në Facebook. Ajo që të bie në sy është se në një nga fotot e tij ai ka vendosur të përshëndesë njësoj si presidenti Meta, në manifestimin e 2 marsit, i cili u ul në gjunjë para popullit dhe duke bërë shqiponjën me duar.
E përveç se ka ironizuar Metën me këtë pozicion, Murrizi bën dhe një betim, atë që vitin që vjen do të bjerë sërish borë në Bogë.
Statusi
SOT NE BJESHKET E RUGOVES MBI PEJENE BOGE
Nje 7 mars i 2020 duke rene debore
“ BETOHEM QE DO BJERI PRAP BORE VITIN QE VJEN”
Top Channel