Gjatë fjalës së tij në Shijak, në një bashkëbisedim me qytetarët e prekur nga tërmeti, kryeministri Edi Rama foli sa i takon një videoje të publikuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, ku ndër të tjera thuhej se masat e qeverisë kundër koronavirusit janë propagandë dhe se te Qendrat Shëndetësore mungojnë edhe masat elementare, maskat.
“Krahas me epideminë, kemi një “infodemi”,nuk kemi asnjë rast në Shqipëri. Të jemi racionalë në të gjitha kontaktet, s’është çështje trimërie, por sigurie. Videoja një papërgjegjshmëri, probleme ka kudo. Maskat nuk shërbejnë për të gjithë njerëzit, u shërben të prekurve për mos ta përhapur virusin”, u shpreh Rama.
Më tej shtoi:
“Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve! Paralelisht me shtëpitë do ndërtojmë dhe shkolla. Falenderim të veçantë për ata që kanë punuar që ditën e parë me “Rindërtimin”. Kemi patur miq të huaj, arkitektë, talente, me dëshirën për të ndihmuar. Dëshiroj që të shpreh falenderim të veçantë për ata që kanë punuar që ditën e parë me projektin, sepse njerëzit kanë nevojë të hyjnë në shtëpi, por për të ndërtuar shtëpinë ka punë parapërgatitore, janë përfshirë qindra njerëz.”
Top Channel