Koronavirusi nuk ka ardhur/ Edhe 50 vjeçarja nga Lushnja rezultoi negative

07/03/2020 13:13

Një grua rreth të 50-tave u dërgua në Infektivin e Qendrës Spitalore Universitare Nene Tereza ne Tiranë me dyshimin se ishte prekur nga Koronavirusi, por analizat qe dolën pak pas mesnate treguan se ajo nuk ishte prekur nga koronavirusi.

Gruaja u paraqitur në spitalin e Lushnjes me simptoma të vështirësive në frymemarje dhe temperaturë e lartë. Pas ekzaminimeve të bëra në spitalin e Lushnjes ajo u mbajt e izoluar atje dhe me pas u nis drejt QSUT-se për ekzaminime të mëtejshme. Mësohet se 50 vjeçarja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Padova në Itali. Drejtori i spitalit të Lushnjes tha se u ndoq protokolli meqënese gruaja vinte nga një zonë e prekur në Itali, ndaj edhe ajo u nis drejt Tiranës, por dyshimet e tyre janë se ajo mund te jete edhe me grip.

Ndiqni lidhjen live me kolegen Alma Demiraj e cila ndoqi edhe komunikimin e fundit të task-forcës së Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA