Karkalecat “pushtojnë” Pakistanin, shkatërrohen sasi të mëdha të mbjellash

07/03/2020 18:57

Fermerët e Pakistanit janë shqetësuar së tepërmi nga “pushtimi” i pa mëshirshëm i karkalecave, pasi në këtë mënyrë i kërcënohen drejtpërsëdrejti plantacionet e të mbjellave.

Dyshohen se shirat e mëdha dhe ciklonet e vazhdueshme në vend, sollën si rezultat miliona insekte kërcënuese. Kriza paraqitet aq e rëndë, sa që qeveria në Pakistan ka shpallur një emergjencë mbarëkombëtare dhe gjithashtu ka bërë thirrje urgjente për ndihmë nga bashkësitë ndërkombëtare.

Sipas sondazheve të publikuara nga Dhoma e Bujqësisë në Pakistan, gati gjysma e të gjithë kulturave bujqësore janë shkatërruar në afërsi të qytetit bregdetar Karaçi.

“Unë nuk kam parë një rrezik më të madh se ky në karrierën time”, u shpreh Shehbaz Akhtar, një zyrtar bujqësor.

Sakaq, autoritetet kanë dhënë urdhër që fushat të dezinfektohen, për të ruajtur të paprekur pjesën e mbetur të të mbjellave, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA