Zgjedhjet e 28 dhjetorit, AFP ngre pikëpyetje: Çfarë ndodh nëse sërish nuk do të ketë “fitues” në Kosovë Nga Shkodra ku ndodhej për të ndjekur ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës në basketboll, presidenti Ilir Meta ka folur mbi draft-raportin e komisionit të Venecias.
Kreu i Shteti tha se nuk dëshiron ta komentojë gjatë, pasi ishte konfidencial, por thotë se kjo nuk është çështje e “Vencias”, pasi kjo e fundit e ka shkruar Kushtetutën e Shqipërisë.
“Nuk mendoj se është çështje e Venecias, sepse Venecia e ka shkruajtur Kushtetutën tonë.
Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh çështje e drejtësisë e hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush të mos dalë mbi ligjin.
Nuk komentoj sepse mbi dokumentin ka konfidencialitet, por unë e kam thënë që më herët që Kushtetutën tonë e ka shkruar vetë Venecia”, tha Meta nga Shkodra.
Top Channel