Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin 27/02 23:03
Teksa gjendej në Shijak, në një bashkëbisedim me qytetarët e prekur nga tërmeti, pas kryeministrit Rama, fjalën e mori një arkitekt italian.
Përpara se ky i fundit të fliste, kryeministri hodhi një batutë “koronavirusi”.
“Nuk ta jap dorën se ti vjen nga Italia, nuk i dihet kurrë. Nuk është çështje karshillëku apo trimërie, por çështje sigurie”, u shpreh ai.
Ju kujtojmë se nga ana e ministrisë së Shëndetësisë si dhe nga vetë drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino (pak më parë ishte në një konferencë për shtyp) iu është kërkuar njerëzve që vijnë nga vendet e prekura (Italia, njëra prej tyre) të vetëkarantinohen dhe të shmangin kontaktet me personat e tjerë.
Top Channel