27/11 21:44
Ditën e sotme, Kryeministri Rama ndodhej në Maminas, në familjen Baruti prej 6 anëtarësh, të cilët janë akomoduar me qira deri në rindërtimin e shtëpisë së re.
597 familje në Shijak, trajtohen nga granti i bonusit të qerasë.
Kryeministri Edi Rama, nuk ka kursyer batutat ne familjen Baruti ne Maminas, te cilët kanë përfituar nga bonusi i qirasë pas tërmetit te 26 nëntorit.
Teksa shpjegonte sesi do te jene shtëpitë e reja qe do te ndërtohen, Rama dha këtë përgjigje për fortësinë e tyre:
“Edhe muret i ka te izoluara nëse ka tërmet nga një anë nuk dëgjohet nga ana tjetër”.
Batuta e radhës ishte me djalin e familjes Baruti:
“Flokët i paske si Cristiano Ronaldo”…
Top Channel