Tre anëtarë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite,përfshirë këtu vëllain e mbretit janë arrestuar për arsye ende të pashpjegueshme, raportojnë mediat amerikane.
Dy nga burrat e arrestuar janë ndër figurat më me ndikim të mbretërisë. Arrestimet janë të lidhura me Princin e Kurorës, Mohamed bin Salman.
Në 2017 dhjetëra figura mbretërore saudite, ministra dhe biznesmenë u kufizuan në hotelin Ritz-Carlton në Rijad pasi princi i kurorës urdhëroi arrestimet e tyre.
Mohamed bin Salman konsiderohet sundimtari i mbretërisë, pasi ai u emërua princ i kurorës nga babai i tij, në vitin 2016.
Ndalesat e anëtarëve të familjes mbretërore nga autoritetet së pari u bënë publike nga gazeta amerikane Wall Street Journal.
Tre personat e arrestuar janë; vëllau i mbretit Princi Ahmed bin Abdulaziz, ish-Princi i Kurorës, Mohammed bin Nayef dhe një anëtar i tretë i familjes, Princi Naëaf bin Nayef.
Sipas raportimeve, të arrestuarit janë parë si rivalë potencial për Princin e Kurorës, i cili është i pari në linjë për të marrë fronin.
Princi Mohammed bin Salman fitoi përkrahjen ndërkombëtare më 2016 kur premtoi një varg reformash ekonomike dhe sociale në një shtet konservativ. Por, ai u përfshi edhe skandale të shumta përfshirë vrasjen e gazetarit Jamal KHashoggi në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2018, si dhe konfliktin e vazhdueshëm në Jemen.
Top Channel