Një 19-vjeçar nga Argjentina ka pranuar vrasjen e të dashurës së tij 24-vjeçare, pas një debati mes tyre, rreth një shtatzënie të mundshme të saj.
Gazeta argjentinase “Clarin” raporton se Naim Vera dhe partnerja e tij, Brenda Micaela Gordillo shkuan në apartamentin e pabanuar të familjes së tij, në provincën veriperëndimore të Catamarca rreth orës 4 të së shtunës.
Vera rrëfeu se ai dhe e ndjera Gordillo patën një diskutim dhe në zënkë e sipër ai e hodhi nga shkallët. I frikësuar, vrasësi e mbështolli trupin e saj me një batanije dhe e vendosi në një skarë me qëllimin për ta djegur dhe më pas mbetjet e dekompozuara i hodhi në rrugë.
Ekspertët e mjekësisë deklaruan se gjatë çasteve kur trupi i saj po digjeshe, Gordillo ishte e pajetë, pasi e reja kishte vdekur si pasojë e asfiksisë, duke qenë se mbi gojën e saj ishte vendoSur një copë leckë.
Policia gjeti gjurmë të lëkurës së saj në thonjtë e Vera-s, çka dëshmon se viktima ishte përleshur me të riun para se të ndërronte jetë.
Prokurori i Catamarca-s, Hugo Costilla deklaroi se e ndjera nuk ishte shtatzënë dhe se trupi i saj nuk ishte copëzuar para se të digjej.
“Ai nuk e theri trupin, por e dogji dhe, si rezultat i zjarrit, trupi u shpërbë,” tha Costilla.
Top Channel