Policia e Beratit ka identifikuar dhe ndaluar dy shtetas, për veprën penale “Vjedhja’.
Njëri prej tyre, shtetasi K. Y., akuzohet për vjedhjen e një shumë të hollash shtetasit M.Z.. Gjithashtu, është bërë arrestimi i shtetasit A.K., pasi dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit P. P., një shumë parash.
Berat
Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Zbardhen dy vjedhje, vihen në pranga autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikuan dhe kapën shtetasin pasi dyshohet se i ka vjedhur shtetasit M. Z., një shumë të hollash.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit P. P., në ambientet e tregut industrial Kuçovë, një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”.
Top Channel