Kryeministri i vendit Edi Rama ishte sot në shkollën profesionale “Gjergji Canco” në Tiranë, ku tha se qeveria ka vendosur t’ju japë shtysë shkollave profesionale, pasi Shqipërisë i nevojiten së tepërmi profesionistët.
“Në godinen e re të shkollës profesionale, Teknologji Informacioni, Elektro-Teknikë “Gjergj Canco” ku 834 nxënës tani studiojnë në kushte më të mira, me laboratorë dhe mjete moderne.
Falë politikave tona mbështetëse, arsimi profesional po fuqizohet çdo ditë e më shumë dhe 300 nxënës nga profesionalet e ndërtimit, do të jenë protagonistë në Frontin e Punës për Rindërtimin”, shkruan Rama në facebook.
Më herët, Rama e kishte lajmëruar vizitën në këtë shkollë profesionale, ku ishte së bashku me ministren e Financave dhe të Ekonomisë Anila Denaj.
Top Channel