Dyqanet në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë filluar të dezinfektojnë klientët në mesin e frikës së koronavirusit.
Pamje filmike që po bëjnë xhiron e rrjetit tregojnë sesi mbi njerëzit lëshohet spraj përpara se të hyjnë në dyqanet Costco, ku një anëtar i stafit I shpërndan pastrues për duart. Kjo në mesin e panikut që ka përfshirë edhe britanikët, të cilët kanë vërshuar të blejnë produkte dezinfektimi e detergjentë.
Pavarësisht panikut që rrethon virusin, qeveria u ka kërkuar njerëzve që të mos blejnë shumicë produkte, me sekretarin e shëndetësisë Matt Hancock duke u zotuar se supermarketet nuk do të mbaronin ushqimin dhe kryeministri Boris Johnson duke pretenduar se ishte ëas biznes si zakonisht ’pas vdekjes së parë të konfirmuar i një pacienti në Mbretërinë e Bashkuar me virus.Përveç këshillave, klientët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nuk duket se po marrin shumë vëmendje dhe bosët në supermarket Ocado u thanë klientëve që të bëjnë porositë herët për shkak të një ‘kërkese më të lartë se zakonisht’.Vjen pasi roji i garës paralajmëroi dje që firmat duke përfituar nga paniku duke rritur çmimet e sendeve të tilla si sanitatorët e duarve dhe dezinfektuesit mund të ndiqen penalisht ose gjobiten mes mungesave të produkteve në të gjithë vendin.I.Vasia
Top Channel