Nis puna te Loti 2 i Unazës së Madhe, Veliaj: Jetike për ekonominë e qytetit

06/03/2020 10:02

Pas Lotit 1 te Shqiponja, nis hapja e kantierit për Lotin 2 të Unazës së Madhe.

Një lajm i mirë ky në këtë 100-vjetor të Tiranës kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një statusi në Tëitter nënvizon se Unaza e Madhe është jetike për ekonominë e qytetit.

“Pas Lotit 1 tek Shqiponja, nis hapja e kantierit për Lotin 2 të Unazës së Madhe!Tirana 100 . Në këtë 100 vjetor të saj, Unaza është jetike për ekonominë e qytetit! 1milionë banorë, të majtë e të djathtë, kanë nevojë të lëvizin e zhvillojnë sipëmarrjen. Tirana nuk ndalet!”, shkruan kryebashkiaku.

Unaza e Madhe lehtëson qarkullimin e makinave. Makinat që duan të kalojnë nga njëri cep i Tiranës në tjetrin, nuk do kenë më nevojë të futen mes për mes qytetit, duke krijuar trafik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA