Moskallëzim krimi dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, arrestohen 5 persona në Vlorë

06/03/2020 10:55

Policia e Vlorës bënë me dije se ka vënë nën pranga 5 shtetas për ti vendosur para përgjegjësisë për veprat penale të kryera.

3 prej shtetasve të ndaluar akuzohen për veprën penale “Moskallëzim krimi”, njëri për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largimit nga vendi i aksidentit e ndërsa tjetri për “Vepra të turpshme”.

Vlorë

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ndryshëm, Policia ka arrestuar 5 shtetasit e mëposhtëm:

• E. Rr., 37 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Policia ka bërë ndalimin e tij për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”, pasi ky shtetas ishte drejtuesi i mjetit skrep, ku humbi jetën 60 vjeçari dy ditë më parë në fshatin Dukat.

• E. M., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

• E. D., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

• M. Z., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

• K. M., 39 vjeç, banues në Kaninë , Vlorë.

Ky shtetas u kap në qytetin e Vlorës pasi 39 vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme”, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 6 vite burg.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA