Një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri në një ceremoni përkujtimore në Kabul, duke lënë të vdekur të paktën 27 persona.
Ky është sulmi i parë në kryeqytetin afgan prej kur Shtetet e Bashkuara dhe talibanët janë pajtuar për tërheqje të trupave.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se 29 persona janë plagosur më 6 mars, gjatë përkujtimit të vdekjes së Adbul Ali Mazarit, ish-liderit të komunitetit hazara, që është vrarë më 1995, pasi ishte burgosur nga mlitantët.
Talibanët kanë mohur menjëherë pretendimet nëse kanë qenë mbrapa sulmit.
“Ky sulm është krim johuman kundër bashkimit kombëtar të Afganistanit”, ka thënë presidenti afgan, Ashraf Ghani në një postim në Twitter.
Transmetuesi, Tolo News ka transmetuar pamje direke të njerëzve duke ikur, pasi kanë dëgjuar të shtënat e sulmuesit.
Një sulm i ngjashëm ka ndodhur edhe një vit më parë, për të cilin patën marrë përgjegjësinë militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).
Në të kaluarën, militantët e IS-it, kanë sulmuar shiitët afganë, të cilët i shohin si heretikë.
Ali Mazari ka qenë pjesëtar i komunitetit shiit.
Top Channel