Tensioni është rritur përsëri në kufirin greko-turk në pikën Kastanjes të lumit Evro mëngjesin e së premtes pasi nga ana turke hidhen përsëri drejt tokës greke bomba me gaz lotsjellës. Por siç komentojnç mediat greke që transmetojnë edhe pamje nga këto incidente asnjë emigrant nuk duket në tokën turke përveç forcave speciale që ka çuar prej ditës së djeshme ministri i Brendshem turk Sulejman Soilu.
Gjithashtu kur forcat greke perpiqen te ndreqin pjese te gardhit me tela me gjemba qe jane demtuar ,drejt tyre hidhen bomba me gaz lotsjeles. Zedhenesi I qeverise Stelios Petsas ka deklaruar mengjesin e se premtes se Greqia do te zgjase gardhin ekzistues me tele me gjemba qe ka nje gjatesi prej 13 km edhe me 40 km te tjera me ne jug.
Gjithashtu ne zone do te operojne 4.000 police dhe ushtare ,me kamera dhe pajisje speciale, me helkikoptere dhe drone .
Nga samiti I ministrave te Jashtem ne Zagrek kreu u diplomacise greke Nikos Dhendias ka akuzuar Ankarane per gjendjen ne kufirin mes dy shteteve.
Nikos Dhendias MPJ I Greqise: Jemi duke u përballur me një shpërngulje masive të emigrantëve në kufijtë grekë dhe ato europiane. Emigrantët që kanë vite që jetojnë në Turqi. Ne kemi prova të qarta që kjo lëvizje e popullsisë është krijuar dhe orkestruar nga Turqia. Dua të jem i qartë se BE nuk do të lejojë shfrytezimin e vuajtjeve njerezore.
Javen qe vjen ne zone mberrin edhe nje force prej 100 policesh te FRONTEX si dhe barka dhe helikoptere per ishujt greke ,per te cilet qeveria ka nje plan qe parashikon se deri ne fund te marsit do te jene shperngulur mbi 10000 emigrante dhe refugjate drejt kampeve te Greqise kontinentale.
Nderkohe ne Athinë dhe Selanik të enjten në mbrëmje qindera greke te grupeve te majta kane marshuar duke shprehur solidaritetin e tyre me emigrantët qe janë bllokuar për gati një javë ne token turke me shpresë të kalojnë në Greqi, pasi Turqia njoftoi se do të hapte anën e saj të kufirit.
Top Channel