Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale, në qytetin e Elbasanit.
Policia rrugore ka vënë nën pranga 3 prej tyre. Dy janë kapur duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimie ndërsa tjetri duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Shtetasi, O.Sh., është ndaluar pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet një dorezë metalike.
DVP Elbasan
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Kontrolle në të gjitha akset urbane dhe rurale, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë .
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. A., 34 vjeç, banues në fshatin Shkozë, Belsh dhe S. D., 24 vjeç, banues në Cërrik, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.
B. P., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
S. H., 31 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
O. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.
—-
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar: R. Rr., 26 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 14 ditë burg, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan në gjendje të lirë shtetasin:
A. Xh., 60 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin (ish-kryetar i Njësisë Administrative Përparim, Peqin), pasi në vitet 2016-2017 dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumentacionet për dhënien në përdorim të një sipërfaqeje toke, ish-pronarëve.
—
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi:
V. Rr., 37 vjeç, banues në fshatin Stranik, Prrenjas, pasi në fshatin Katjel u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij, pa dokumentacionin përkatës, 3 m3 dru zjarri, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Top Channel