22/11 07:20
Kreu i PD-së, me anë të një postimi në rrjetin social “twitter” sulmon drejtpërdrejt kryeministrin e vendit, duke e akuzuar se keqqeverisja e tij është arsyeja e emigracionit të qytetarëve.
“Është koha për të reaguar”, shkruan më tej Basha.
“Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare!”, shkruan kreu i PD-së në twitter.
Top Channel