Anita Haradinaj në episodin e shtatë të talent show “Top Talent” është intervistuar nga një prej konkurrentëve.
Tema e intervistës ishte roli i gruas në shoqëri, dhe emancipimi i femrës. “Global Women”, ku dhe Anita është pjesë, është një klub që funksionon në 70 shtete të botës e në fokus ka fuqizimin e gruas.
E pyetur se cili është për personi që i ka qëndruar gjithmonë në krahë edhe në momentet kur ajo ka menduar që të dorëzohet.
Anita i është përgjigjur: “Familja në radhë të parë është mbështetja kryesore, që jo vetëm për mua por secilit prej nesh. Ne shqiptarët e kemi këtë anë shumë pozitive sepse familjen e kemi institucion dhe gjejmë mbështetje, familja është shtylla kryesore që më jep përkrahje. Unë jam dhe tipi që nuk dorëzohem lehtë”.
Anita është pyetur edhe në lidhje me periudhën kur Ramush Haradinaj, bashkëshorti i saj ka qënë në Hagë, dhe për një periudhë të gjatë kanë qëndruar larg njëri-tjetrit.
“Sikur t’a kishim zgjedhur të jetonim larg njëri – tjetrit ndoshta do ishte me e lehtë, por që kjo është bërë padashje, pa zgjedhjen tonë. Nuk kemi patur mundësi të zgjedhim, ka ardhur si rrjedhojë e të gjithë proceseve që bashkëshorti im përgjatë jetës ka kaluar dhe tek mua ka ardhur për arsye sepse kam vendos të lidhem me atë dhe e kam pas peshqesh le të themi. Sonte kur po transmetohet ky emision, në datë 6 mars, ne kemi marrë mesazhin e parë, kemi dhe pervjetorin e ngritjes së akt akuzës së Ramushit.
Mendoj që ndoshta ndonjëherë edhe nga ka shpërlarë nga disa ndjenja dhe emocione. Kur e shikoj nga ky këndveshtrim mendoj që na ka forcuar dhe na ka bërë më sfidues e më me shumë kurajo për sfida të tjera, na ka bërë më të fortë”
Prezenca dhe pjesëmarrja e gruas në shoqërine shqiptare, pozitat e gruas në shoqëri zhvillimi i gruas, dhe rëndësisa e rolit të gruas në shoqërine shqiptare.
“Të gjitha atributet do ia jap vetëm gruas shqiptare. Ne kemi një grua shumë të fuqishme, gruaja shqiptare është e fuqishme. Në Kosovë në kohën e regjimit serb unë mendoj se gruaja ka luajtur një rol te jashtëzakonshëm në ruajtjen e traditës, kulturës, vlerave shqiptare gjatë tendencave të regjimit serb për asimilim të shoqërisë, mbylljen e shkollave, mbylljen e televizioneve. Qeveria e Kosoves duhet të punojë fort për ligjin e trashëgimisë së familjes. Duke e pavarësuar femrën ekonomikisht do t’a fuqizojë edhe me shumë. Nuk ka ndonje rrezik nëse gruaja fuqizohet edhe ekonomikisht. Kjo të jep përparësi sepse do të kesh një grua të fuqishme, dhe një grua e fuqishme, e përmbushur në jetë, do të ndihmojë dhe do të ndikojë në rritjen dhe edukimin e një familje të shëndetshme dhe të lumtur.”
Cili është mesazhi për të gjithë femrat, dhe sidomos për pjesën e femrave që e kanë të vështirë të flasin dhe që vuajnë në heshtje?
“Atyre që nuk mund të flasin do ju them që pasojat nuk janë të mëdha edhe nëse flasin, më të medhaja janë nese nuk flasin. Fuqinë nuk t’a jep askush, nuk është dhuratë që dhurohet. Fuqinë e merr me shumë punë dhe shumë mund e sakrificë. Një nga këto sakrifica është edhe kur mund të flasësh atherë kur nuk mund të flasësh, ndoshta të ngresh zërin atherë kur nuk dëgjohesh, por të bësh shumë zhurmë për atë që do. Mos të heqësh dorë kurrë nga ajo që do”.
Top Channel