Të dhënat e fundit tregojnë se koronavirusi i ri është shumë më vrasës për burrat sesa gratë teksa meshkujt kanë 65 përqind më shumë shanse për të vdekur nga sëmundja në krahasim me femrat.
Analizat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të shkencëtarëve kinezë tregonë se nga të gjitha rastet e infektimit 1.7 përqind e grave të infektuara kanë vdekur nga sëmundja, në krahasim me 2.8 për qind për burrat. Imbalanca dyshohet se ka të bëjë me faktin se burrat kanë më shumë probleme të pazbuluara shëndetësore sesa gratë.
Ndërsa për rastet e infektimit përqindja është e ndarë gjysëm për gjysëm.
Disa ekspertë kanë përmendur si arsye sjelljet kronike problematike të burrave si tymosja e duhanit dhe alkooli, por kjo tendencë është parë dhe në epidemi të tjera respiratore.
“Këtë motiv e kemi parë me shumë infeksione virale të rrugëve respiratore, pasojat kanë qenë më të rënda për burrat”, tha studiuesja Sabra Klein, e universitetit Johns Hopkins Bloomberg në SHBA.
Top Channel