Një 31-vjeçar ka rënë në pranga në Cërrik, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një shume të madhe parash në një banesë.

Bëhet fjalë për shtetasin R.Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Pekisht, Peqin, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 04.03.2020, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit H. M., ku ka marrë 800.000 lekë dhe 500 €.

Vijon puna për gjetjen e shumës së parave, të cilat dyshohet se i ka fshehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkohë në Elbasan, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

H.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe më pas ka braktisur mjetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA