Rudina Hajdari ka folur në Top Talk edhe për deklaratën e presidentitit Meta të bërë në manifestimin e 2 marsit se pas 15 marsit ai mund të shkojë në parlament për ta shkrirë atë dhe se si kjo mund të ndikojë në reformën zgjedhore.

“Meta ka thënë se ai parlament po shkel Kushtetutën, dhe besoj se disa nga gjërat që ai ka thënë qëndrojnë. Por nuk besoj se shpërndarja e parlamentit do ishte një e drejtë që ai e ka si kompetencë.

Por unë do ta inkurajoja presidentin që të mbështesë me hapa konkrete faktin që ajo Kushtetutë duhet vërtetë të përfaqësohet dhe të respektohet, por ama duhen hapa konkret.

Nëse ai nuk i bën dot këto, nuk e besoj që po i bën këto gjëra në mënyrë të sinqertë”, tha Hajdari.

  Top Talk/ Rudina Hajdari zbulon 3 propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor

  Hajdari në Top Talk: OFL-ja demagogji e Ramës. Kryeministri shkaktar për kriminalitetin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA