Tensione në kufirin Greqi-Turqi/ Akuza për vrasjen e një emigranti. Athina e mohon

05/03/2020 12:31

Zyrtarët turq deklarojnë një person ka humbur jetën në kufi kur forcat greke hapën zjarr sipas tyre mbi emigrantët që kanë vërshuar atje nga Turqia, me shpresën ta vazhdojnë udhëtimin e tyre më tej, drejt vendeve të BE-së. Athina menjëherë i mohoi të tilla pretendime duke këmbëngulur se nuk është përfshirë në ndonjë incident që lidhet me përdorimin e armëve të zjarrit.

Bashkimi Europian ka premtuar mbi 780 milion dollarë për të ndihmuar Greqinë të përballet me numrin në rritje të migrantëve që përpiqen të hyjnë nga Turqia. BE-ja i druhet për një përsëritje të krizës së vitit 2015. Por incidentet duket nuk po mungojnë. Pranë ishullit Lesbos, në detin Egje, anijet e rojës bregdetare greke duket se po kapin një gomone të mbushur me migrantë. Policët qëllojnë me armë vetëm pak metra larg gomones. Pamjet e ofruara nga qeveria turke nuk mund të vërtetohen në mënyrë të pavarur, por nuk janë mohuar nga Greqia.

Mijëra migrantë filluan të bashkohen në kufirin perëndimor të Turqisë të premten, pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan i inkurajoi ata që të shkonin drejt Evropës.Ai e akuzoi BE-në se ka dështuar të ofrojë mbështetje pas luftimeve intensive në provincën Idlib të Sirisë, që kanë detyruar qindra mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre. Grupe të drejtave të njeriut e kanë kritikuar reagimin e Europës. Ata thonë se solidariteti është thelbësor, por duhet të jetë një solidaritet që kërkon ndarjen e përgjegjësive për pritjen dhe përpunimin e azilkërkuesve, e jo bashkim për ti  mbajtur njerëzit larg Evropës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA