Një takim është mbajtur ditën e sotme midis kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe Ambasadores së SHBA, Yuri Kim, me në fokus Reformën Zgjedhore.
Takimi, i cili ka zgjatur 1 orë e gjysmë, ka pasur në fokus Reformën Zgjedhore dhe të dyja palët kanë ndarë angazhimin e përbashkët për realizimin e saj brenda 15 mars 2020, thuhet në njoftimin e LSI.
Njoftimi i plotë:
“Duke ju pergjigjur interesimit te mediave per takimin e sotem te zhvilluar ne LSI mes Kryetares se LSI, Monika Kryemadhi dhe Ambasadores se SHBA, Yuri Kim. Takimi zgjati rreth 1 ore e gjysme, ne fokus te saj ishte reforma zgjedhore, ku te dyja palet kane ndare angazhimin e perbashket per realizimin e saj brenda dates 15 mars 2020, si date e percaktuar ne marreveshjen e dakordesuar mes opozites se bashkuar dhe mazhorances per reformen zgjedhore. Kryemadhi konfirmoi vullnetin e palekundur te LSI dhe opozites se bashkuar per ta permbyllur kete reforme dhe njeherazi per t’i hapur rruge zbatimit te saj ashtu sikurse percaktohet edhe nga Bundestagu Gjerman”.
Top Channel