Sqarohet drejtoresha e ZA-së së Fierit: Shtatzënia s’ka lidhje me nxënësen, mendova se bëhej fjalë për mësuesen

05/03/2020 13:20

Shfaqja ditën e sotme të një ambulance (1, 2, ose 3 të tilla, mbetet ende e paqartë) në shkollën “Janaq Kilica” të Fierit përhapi panik te familjarët e nxënësve se mund të ndodhte sërish e njëjta ngjarje si ditën e djeshme, ku shfaqën shqetësime 60 nxënës prej helmimit nga gazi i piperit.

Në një situatë të tillë, u bë me dijeni se një vajzë kishte humbur ndjenjat dhe vëmendje të veçantë tërhoqi komunikimi i drejtoreshës së zyrës arsimore në Fier, Yllka Beci, e cila në një video që qarkulloi kudo dëgjohej të thoshte se vajzës i kishte rënë të fikët sepse ishte shtatzënë.

Në një lidhje direkte në emisionin “Shqipëria Live” drejtoresha deklaroi ekskluzivisht se termi “vajzë” nuk ishte përdorur për nxënësen, por për një mësuese shtatzënë. Sipas saj, brenda territorit të shkollës i ishte ushtruar një presion i jashtëzakonshëm nga prindërit dhe gazetarët.

Beci deklaroi se në mëngjes mësuesja kishte shfaqur problem dhe me të dëgjuar sirenën e ambulancës, kishte menduar se bëhej fjalë piëkrisht për të. nga ana tjetër ajo tha se nxënësja kishte patur humbje të ndjenjave për shkak të problemeve të saj personale me shëndetin.

“Duke qenë në mbledhje në drejtorinë e shkollës, kemi dalë të shqetësuar, ne grupi i punës se dëgjuam një sirenë ambulance. Duke mos e ditur se çfarë po ndodhte, jam përballur me një numër të madh prindërish, të cilët debatonin me forcë duke futur duart nga kangjellat e portës me rojen. Më kanë prekur pjesën e lirisë sime duke bërtitur me akuza krejt të stisura. Unë bëj me dije që është një komunikim jo deklaratë, në një presion të madh të ushtruar nga mua nga prindërit dhe gazetarët, kur kam dashur të them, të qetësoj, të përcillja një qetësi te gazetarët për një proces mësimor shumë i qetë, në këtë moment duke mos patur asnjë informacion; ishte një ndërhyrje shumë e shpejtë e personave që ishin të porta, s’kishte asnjë lloj informacion nga asnjë mësues që kishte nxënës me problem, mendova mos ishte çështja e mësueses shtatzënë, s’ka asnjë problem me nxënësit. I jam referuar mësueses. Unë u jam drejtuar gazetarëve dujke u thënë se duhet të kuptoni që ky panik që po përcillni nuk ka lidhje me rast tjetër, duhet të jetë me mesuesen. Mësuesja shtatzënë është okay, s’ka asnjë lloj problematike, është përdorur nga mediat… dikush e mori nxënësja, dikush e mori mesuesja, se unë kam përdorur vajza.  Isha duke iu drejtuar gazetarëve që s’ka lidhje me nxënësit, ambulanca mund të ketë ardhur për mësuesen shtatzënë. Aty vërtet u jam drejtuar gazetarëve, nuk mund të dilja para mediave me një deklaratë të tillë, që një mësuese shtatzënë s’po ndihet mirë. Një nxënëse, një vajzë e klasës së 11-të ka patur disa shqetësime shëndetësore, ishte këputur, s’kishte ngrënë mëngjes ndoshta, s’ka lidhje me rastin e  djeshëm, kishte këputje të moshës, problematika shëndetësore që ka një vajzë në atë moshë.  Vajza ka shkuar në spital, ka marrë një ndihmë të shpejtë mjekësore, është shumë mirë, ka deklaruar qa kisha problemet e mira shëndetësore.”

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA