Shkodër/ Zjarri në makinën e një shtetaseje, “Policia fshehu ngjarjen”. Reagojnë uniformat blu

05/03/2020 10:39
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka reaguar me anë të një deklarate në lidhje me një lajm që ka qarkulluar se makinës së një shtetasje i është vendosur eksploziv dhe ngjarja ishte fshehur.

Sipas policisë ky lajm është fake neës dhe se në automjetin tip “Hunday”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, por në përdorim nga shtetasja E. M ka rënë zjarr.

Shkodër

Në lidhje me disa lajme që janë publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se i është vënë eksploziv mjetit të një shtetaseje dhe ngjarja është fshehur nga Policia, sqarojmë se:

Me datë 04.03.2020 në orën 00:30, në fshatin Hoti Ri, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetases E. M. 32 vjeçe, ka rënë zjarr në automjetin tip “Hunday”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, por në përdorim nga shtetasja E. M.

Për pasojë, është dëmtuar tapiceria e brendshme dhe është thyer xhami i derës.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental, nga një defekt i brendshëm i mjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vlerësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA