Babai i dy fëmijëve bëri vetëvrasje pas një beteje të gjatë me çrregullimin e stresit post traumatik pas shërbimit me forcat britanike në luftën në Irak.
Lance Shingler, 34-vjeç kishte marrë pjesë më parë në funeralet e nëntë miqve të tij që vdiqën në luftë, ndërsa e luftoi stresin për më shumë se një dekadë pasi u kthye nga ushtria në 2008.
“Ai adhuronte gruan e tij Hayley dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Sa herë që merrte leje ai e kalonte me ta”, tha një shoqe e ngushtë e familjes, Leanne Poole.
Lance shërbeu në Irak në 2003 dhe 2008 me Batalionin e Katërt “The Rifles” të ushtrisë britanike, dhe ndërsa ishte atje nëntë kolegët e tij vdiqën.
Leanne tha se kur ai u largua nga ushtria e pati të vështirë të përballonte situatën, ndërsa nuk mori mbështetjen e duhur psikologjike nga grupet e ndryshme.
Top Channel