Meghan Markle është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar ku dukesha e Sussex shfaqet për herë të parë në publik që kur vendosi bashkë me të shoqin, princin Harry, të shkëputeshin nga familja mbretërore dhe të gjithë detyrimet që barte në vetvete një përkatësi e tillë.

Meghan dhe Harry do do të marrin pjesë në kremtimet sportive të pjesëtarëve të plagosur apo të sëmurë të forcave të armatosura në eventin e përvitshëm Endeavour Fund Awards në Londër. Ata kanë mbërritur për këtë ceremoni nga Kanadaja, ku jetojnë tani së bashku me djalin e tyre, Archie.

Harry dhe gjyshja e tij, mbretëresha Elisabetë besohet se kanë pasur një bisedë “për të sqaruar gjërat” në vazhdën e zhvillimeve dramatikeve të këtyre javëve të fundit për familjen mbretërore. Thuhet se monarkja e ka mbyllur bisedën duke i thënë nipit: “Këtu të duam shumë dhe do të jesh gjithmonë i mirëpritur të rikthehesh”.

Por Elisabeta ndërkohë është zemëruar nga vendimi i tyre për të mos e marrë Archien me vete. Herën e fundit, Meghani ishte në Angli për të finalizuar kushtet e shkëputjes së saj dhe Harry-t, ndërkohë që mbi çiftin janë vendosur një sërë kufizimesh, përfshirë atë që i ndalon të përdorin fjalën “ mbretërore” në markën e tyre të produkteve të quajtur : Sussex Royal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA